Aktualitet

E përplasi për muri truproja e Arta Markut, gazetari: Injoranca s’është argument zonja prokurore PPP

12 Prill 2019, 18:12 Nga DOSJA
E përplasi për muri truproja e Arta Markut, gazetari: Injoranca

TIRANË- Gazetari Renaldo Salianji, i cili u përplas për muri nga truproja e kryerprokurores Arta Marku, (Lexo këtu) ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Gazetari shprehet se ajo mund të zgjedhë të heshtë, por nuk ka pse ushtron dhunë ndaj një gazetari të paarmatosur, ndërsa shton se injoranca nuk është argument.

“Injoranca nuk është Argument zonja prokurore PPP.

Mund të zgjedhësh të heshtësh për të mbuluar kokëboshësinë. Mund të zgjedhësh të mos flasësh për të fshehur budallallëkun që të karakterizon. Por nuk ke pse ushtron dhunë ndaj një gazetari, (të pa armatosur), të pa rrezikshëm, që do të dijë vetëm pse ju nuk nisni hetime për përgjegjësit e ngjarjes në aeroport”, shkruan gazetari REnaldo Salianji.

Më tej ai shkruan: “Unë do të vazhdoj të bëj punën time me ndershmëri, dinjitet dhe pasion, ashtu siç e kam bërë deri tani. Unë nuk jam i përkohëshëm. Nuk jam nga ata që i bëjnë fresk pushtetit, dhe nuk kam për të qenë kurrë.

(P.S. Mirë truprojën, e kuptoj, se është një copë mishi me dy sy që ashtu i kanë dhënë urdhër, po Ulqiu ç’do do që përpiqet të më largojë dorën, kur i drejtoj mikrofonin prokurores së përgjithëshme të përkohëshme, për ta pyetur për hetimet e grabitjes? Pse i djeg Ulqiut?)”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gazetari përplaset për muri renaldo salianji truproja e arta markut dhunon gazetarin arta marku gazetari përplaset për muri renaldo salianji truproja e arta markut dhunon gazetarin

Sondazh

Poll