Aktualitet

Truproja përplasi gazetarin për muri, Kikia: Burracak, Arta Marku të kërkojë falje

12 Prill 2019, 17:03 Nga DOSJA
Truproja përplasi gazetarin për muri, Kikia: Burracak, Arta Marku

TIRANË- Pas aktit të shëmtuar të publikuar nga mediet, ku gazetari i Klan Plus, Renaldo Salianji, shtyhet me vrull nga truproja i kryeprokurores, teksa provon t’i marrë një prononcim shefes së organit të akuzës, për shumë çështje ende pa përgjigje, ka reaguar edhe Drejtori i Informacionit të këtij televizioni, Mentor Kikia. (Lexo këtu)

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se në video janë dy persona duke bërë punën e tyre, por ndaj gazetarit, i cili është përfaqësues i pushtetit të katërt, shfaqet arroganca e pushtetit.

“Profesioni i këtij gazetari quhet pushtet, dhe është vetëm një shkallë më poshtë pushtetit të prokurores. Por arroganca nuk pyet dhe ajo demonstrohet më hapur, kur frika për përgjegjësinë është më e madhe.
Zonja Kryeprokurore!”, – shkruan ndër të tjera Kikia.

Më tej ai i sugjeron kreprokurore një ndjesë në emër të sjelljes së truprojës së saj.

“Një ndjesë e vogël, në emër të sjelljes së truprojës tuaj, do të ishte një veprim qytetar.
Ai nuk është një truprojë, por vetëm një burracak. Ndërsa ju nuk duhet të ndjeheni e sigurtë nën ruajtjen e atij që ju mbron nga gazetarët”, – shkruan Kikia.

Postimi i plotë:

Kur kryeprokuroren e mbrojnë nga… gazetarët!

Dy njerëz kanë qenë duke bërë punën e tyre këtu. Njëri është truprojë dhe ka për detyrë të mbrojë prokuroren e përgjigjthshme nga kërcënimet që mund ti vijnë për shkak të detyrës. Tjetri është gazetar, Renaldo Salianji i televizionit Klan Plus, dhe ka për detyrë të informojë publikun për çfarë ndodh. Në këtë rast ai donte ta pyeste prokuroren: A do të hetohen përgjegjësitë administrative lidhur me mungesën e kushteve të sigurisë në aeroportin e Rinasit?
Por i pari, truproja, duke përfituar edhe nga fakti se është më i fuqishëm, e shtyn, e përzë, e flak tutje atë të dytin, gazetarin. Sepse ai po këmbëngulte me një pytetje për të cilën prokurorja nuk dëshironte të fliste.

Të kuptohemi, çështja e grabitjes është kaq shumë e ndjeshme sa duhet ti zësh jo derën e sallës së konferencës, por edhe derën e shtëpisë prokurores, ministrit, drejtorit të policisë…
Profesioni i këtij gazetari quhet pushtet, dhe është vetëm një shkallë më poshtë pushtetit të prokurores. Por arroganca nuk pyet dhe ajo demonstrohet më hapur, kur frika për përgjegjësinë është më e madhe.
Zonja Kryeprokurore! Një ndjesë e vogël, në emër të sjelljes së truprojës tuaj, do të ishte një veprim qytetar.

Ai nuk është një truprojë, por vetëm një burracak. Ndërsa ju nuk duhet të ndjeheni e sigurtë nën ruajtjen e atij që ju mbron nga gazetarët.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku mentor kikia renaldo salianji truproja përplas për muri gazetarin arta marku mentor kikia renaldo salianji truproja përplas për muri gazetarin

Sondazh

Poll