Aktualitet

Tiranë-Elbasan/ Goditet grupi i kokainës, 9 të arrestuar me në krye mikun e Shullazit (EMRAT)

12 Prill 2019, 15:34 Nga DOSJA
Tiranë-Elbasan/ Goditet grupi i kokainës, 9 të arrestuar me

SHQIPËRI– Ditën e sotme Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Elbasan dhe Tiranë ku si pasojë u sekuestrua 1.5 kg kokainë dhe ranë në pranga 9 persona, mes tyre edhe dy femra. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në të dy qytetet.

Në prangat e policisë kanë rënë: Klaudjo Faik Trungu, Agron Ali Qafa, Skender Ilir Pellumbi, Lavdosh Iljaz Demaj, Lorencio Ardian Gjini, Klajdi Ndue Gjeci.

Ndërkohë Armand Shpetim Llapo dhe dy femrat me inicialet O. O. O dhe A. A. F,. po hetohen në gjendje të lirë.

Dosja.al ka mësuar se një nga të arrestuarit Klajdi Gjeçi, i cili dyshohet se është grupi i kokainës në Tiranë është i njohur edhe si miku i Emiljano Shullazit.

Ndërkohë kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliy dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë zbarkuar në Elbasan. Mësohet se Lleshaj, kreu i SHIK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesja e Prokurorisë Elbasanit, Drejtuesit e Drejtorisë Vendore Elbasan po zhvillojnë një takim me prefektin, Gledian Llatja.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni “Shënkolli”.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.

Në pranga 6 persona.

Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”.

Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;

A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;

S. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;

L. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;

L. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;

K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.

Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron ali qafa armand shpetim llapo emiljano shullazi grupi i kokaines klajdi ndue gjeci klaudjo faik trungu lavdosh iljaz demaj lorencio ardian gjini miku i shullazit skender ilir pellumbi tirane elbasan agron ali qafa armand shpetim llapo emiljano shullazi grupi i kokaines klajdi ndue gjeci klaudjo faik trungu lavdosh iljaz demaj lorencio ardian gjini miku i shullazit skender ilir pellumbi tirane elbasan

Sondazh

Poll