Aktualitet

Në shi e mes maleve, miq e familjarë varrosin Admir Muratajn në Tropojë, lamtumira e fundit për Lupenin shqiptar

12 Prill 2019, 16:05 Nga DOSJA
Në shi e mes maleve, miq e familjarë varrosin Admir Muratajn në

TROPOJË- Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, Admir Muratajt, grabitësit, i cili humbi jetën tre ditë më parë në një shkëmbim zjarri me policinë në aeroportin e Rinasit. Ceremonia e varrimit u mbajt mesditën e sotme në fshatin Çerem, të Tropojës, në vendlindjen e Muratajt.

Dosja.al ka siguruar pamjet ku përcillet për në banesën e fundit, Admir Murataj.

Nga pamjet shikohet, se përveç familjarëve dhe të afermve, kanë marrë pjesë edhe banorë të fshatit të lindjes së Admirit.

Për shkak të refuzimit të lejes nga drejtoria e Burgjeve, vëllai tjetër i grabitësit, Aleksandër Murataj, i burgosur te 313, nuk është lejuar që të marrë pjesë në varrim, pavarësisht se ai bëri apel që të ishte i pranishëm në ceremoninë mortore të vëlliat të tij.

Admir Murataj u vra tre ditë më parë, pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj ceremonia mortore ceremonia mortore e muratajt grabitja ne rinas admir murataj ceremonia mortore ceremonia mortore e muratajt grabitja ne rinas

Sondazh

Poll