Aktualitet

Me kanatiere, maskë e doreza/ Del fotoja e fierakut që kërcënoi me sëpatë dy të moshuarit, gjykata e lë në qeli

9 Shtator 2020, 07:47 Nga DOSJA
Me kanatiere, maskë e doreza/ Del fotoja e fierakut që

FIER- Del fotoja e 47-vjeçarit Pajtim Dhana, i cili disa ditë më parë grabiti çiftin e të moshuarve në fshatin Pishë të Fierit. Mëngjesin e sotëm 47-vjeçari ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku i është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”

Në ambientet e gjykatës ai është shfaqur me doreza, maskë dhe kanatiere, teksa u shoqërua nga një efektiv policie. Ndërkohë, në duart e tij ka pasur edhe prangat. Ajo që vihet re është se në njërin  krah 47-vjeçari ka edhe një tautazh.

Pajtim Dhana tre ditë më parë u fut natën në banesën e të moshuarve, (Vangjel dhe Athina Prifti) dhe nën kërcënimin e sëpatës arriti që t’u marrë një shumë parash, 30 mijë lekë të reja dhe më pas u largua. Por arratia zgjati shumë pak, pasi u prangos dhe tani do të përballet me akuzat. Të moshuarit kanë deklatuar se 47-vjeçarin e kanë komshi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet athina prifi grabtije në fier pajtim dhana vangjel prifti athina prifi grabtije në fier pajtim dhana vangjel prifti

Sondazh

Poll