Sport

Shpresat fitojnë me përmbysje, kombëtarja U-21 dominon Andorrën

8 Shtator 2020, 19:13 Nga DOSJA
Shpresat fitojnë me përmbysje, kombëtarja U-21 dominon

ELBASAN- Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka fituar kundër U-21 të Andorrës, ndeshje e cila u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”. “Shpresat” kanë mundur ekipin e Andorrës 3-1 me përmbysje. Kjo është fitorja e parë kundër Andorrës pasi kjo e fundit vitin e kaluar u mori një barazim 2-2 kuqezinjve.

Goli i parë është shënuar nga kundërshtarët në minutën e 2-të pas një penalltie të ekzekutuar mirë . Ndërsa goli i barazimit nga kuqezinjtë ka ardhur në pjesën e dytë në minutën e 62 nga Selmani, ndërsa përmbysja në minutën e 85 nga Vrioni. Ndërkohë që në minutat shtesë ka shënuar edhe Bullari, i cili ka mbyllur çdo gjë.

Lojtarët e kombëtares U-21 kanë treguar se janë në momentet e tyre më të mira pasi vetëm para katër ditësh mundën Austrinë në transfertë 1-5. Si edhe fitorja e sotme ndaj Andorrës ishte e plotësisht e merituar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fitore e shpresave kombetarja u21 fitore e shpresave kombetarja u21

Sondazh

Poll