Sport

ZYRTARE/ Armando Sadiku fillon aventurën në Turqi, firmos me skuadrën e re (DETAJET e kontratës)

8 Shtator 2020, 16:52 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Armando Sadiku fillon aventurën në Turqi, firmos me

TURQI- Sulmuesi i Kombëtares Shqipëtare, Armando Sadiku, ka zgjedhur Turqinë dhe ekipin e Erzurum për të vazhduar karrierën e tij. 29-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te Malaga nga ekipi i Levantes, ku edhe kaloi një sezon shumë të mirë.

Dëshira e Sadikut dhe e Malagas ishte që bashkëpunimi të vazhdonte por Levante vendosi që ta lërë të lirë bomberin shqiptar dhe më pas ta lërë të lirë, pa i ofruar kontratë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Armando Sadiku në një postim në rrjetin social Instagram, ku edhe ka treguar se bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare.

 

Very happy to be part of the family of @erzurumspor for the next 2 years. #turchia?? #süperlig #erzurumspor ?⚪️?

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10) on


Sulmuesi kuqezi do të vazhdojë karrierën në kampionatin turk të futbollit ku ka nisur menjëherë përgatitjet e para me ekipin, pas humbjes 0-1 të Shqipërisë me Lituaninë, ndeshje në të cilën ishte edhe titullar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando sadiku merkato ne turqi armando sadiku merkato ne turqi

Sondazh

Poll