Sport

VIDEO/Audio kur dy futbollistët anglez u kërkojnë vajzave të shkojnë te hoteli, zbulohen kush ishin femrat që përjashtuan

8 Shtator 2020, 15:44 Nga DOSJA
VIDEO/Audio kur dy futbollistët anglez u kërkojnë vajzave të

ANGLI– Dy futbollistët e Anglisë Phil Foden dhe Greenwood janë përjashtuar nga përfaqësuesja pasi thyen rregullat e koronavirusit për t’u takuar me dy vajza në hotel pas fitores 1-0 ndaj Islandës.Tani janë shfaqur pamjet e modeles 20-vjeçare, Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, duke folur me Foden dhe Greenëood para se të udhëtonte në hotelin ku qëndronin dy lojtarët në Reykjavik. Sipas MailOnline, Nadia shoqërohej nga kushërira e saj Lara Clausen, një studente 19-vjeçare e drejtësisë.

Në video, Foden dhe Greenëood mund të dëgjohen duke u përpjekur të planifikojnë se si mund të takohen në hotel. Në një intervistë për MailOnline, Nadia tha: ‘Ne u njohëm në rrjetet sociale. ‘Po flisja me Mason disa ditë para se të vinin në Islandë.

‘Ata ishin testuar sa i përket Covid-19 dhe kishin rezultuar negative dhe çdo gjë ishte në rregull për të shkuar në hotel. Lara tha: Ne jemi të rinj dhe të gjithë bëjmë gabime. Na trajtuan mirë, ishin zotërinj të vërtetë. Djema vërtetë të mirë. Lara Clausen

Foden: Thuaj prapë, çfarë po thua?

Vajza: Cili është plani?

Foden: Cili është plani?

Vajza: Mmm

Foden: Mason cili është plani?

Greenëood: Varet nga ajo që ju dëshironi

Foden: Ai tha se varet nga çfarë ju dëshironi

Vajza: Ne mund të vijmë në hotel por nuk e di se si fshehësh

Foden: Për çfarë do të vish në hotel?

Greenëood: Çfarë mendoni

Foden: Çfarë dëshiron ajo

Vajza: Po çfarë mendon, vëlla?

Foden: A e ke shoqen?

Vajza: Çfarë?

Foden: Shoqja jote

Vajza: Po.

Përfundon biseda mes modeles islandeze dhe dy futbollistëve.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia foden anglia foden

Sondazh

Poll

Sport 7 Shtator 2020, 21:11

TIRANË-Elseid Hysaj, ashtu si dhe kombëtarja nuk ishte në mbrëmje të mirë sot me Shqipërinë duke qenë se mori edhe dy kartonë të verdhë. Në intervistë pas ...