Sport

Pas humbjes me Lituaninë, Gjimshiti: E kishim studiuar mirë kundërshtarin por kishim fatin e keq

8 Shtator 2020, 13:53 Nga DOSJA
Pas humbjes me Lituaninë, Gjimshiti: E kishim studiuar mirë

TIRANË- Pas humbjes 0-1 të Kombëtares mbrëmjen e djeshme ndaj Lituanisë, mbrojtësi Berat Gjimshiti në një konferencë për shtyp është shprehur se nuk e priste që të luanin kaq dobët. Ai gjithashtu tha se ndaj një kundërshtari si Lituania duhej të fitonin por u mungonte vetbesimi.

“Nuk e prisja që të luanim kaq dobët. Vetëm ata që u futën në pjesën e dytë bënë mirë. Besoj që kjo ndodh në futboll. Ka ndeshje që nuk të ec në futboll. U pa që kjo lojë me një gabim hapej, këtë herë e kishim ne fatin e keq. Sigurisht që edhe lodhja fizike, pasi shumë prej nesh nuk ishin stërvitur. Edhe unë isha 2 javë pushime dhe pastaj erdha këtu. Megjithatë ndaj një kundërshtari si Lituania në Tiranë duhet të fitonim. E kishim studiuar mirë kundërshtarin, u befasuam kur i pamë në video dhe nuk i nënvlerësuam aspak. Nuk thashë që kemi frikë të fitojmë, por thashë që ndodh që kundërshtari luan më mirë. Edhe kur luan keq mund të fitosh me një goditje standarde, por nuk e kishim atë fat. Nuk kemi pasur vetëbesim për të dalë nga presingu i tyre, nuk i kemi bërë 5 pasime bashkë. Kemi luajtur më shumë me topa të gjatë. Jam shumë i lumtur që kam pasur kaq shumë minuta te Atalanta. Të dhemb shumë kur je afër gjysmëfinales së Championsit dhe të dhemb kur skualifikohesh.”, deklaroi Gjimshiti.

Ndeshja me Shqipërisë dhe Lituanisë përfundoi me rezultatin 0-1. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të një gabim amatoresk nga kuqezinjtë, bëri që lituanezët të kalonin në avantazh me anë të Gazlaukas. Ndërsa Lituanezët arritën që të mbanin këtë rezultat deri në fund të ndeshjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport berat gjimshiti kombetarja e shqiperise liga e kombeve ndeshja shqiperi-lituani berat gjimshiti kombetarja e shqiperise liga e kombeve ndeshja shqiperi-lituani

Sondazh

Poll

Sport 7 Shtator 2020, 21:11

TIRANË-Elseid Hysaj, ashtu si dhe kombëtarja nuk ishte në mbrëmje të mirë sot me Shqipërinë duke qenë se mori edhe dy kartonë të verdhë. Në intervistë pas ...