Sport

Shkarkohet nga Juventusi, kërkohet nga klubi i njohur italian, ja cila mund të jetë aventura tjetër e Sarrit në Serie A

8 Shtator 2020, 15:55 Nga DOSJA
Shkarkohet nga Juventusi, kërkohet nga klubi i njohur italian, ja cila mund

ITALI- Mauricio Sarri mund të kthehet së shpejti në krye të detyrës, pasi shihet si pretedenti kryesor për të marrë drejtimin e Romës. Sipas mediave italiane, drejtuesit e rinj të Romës nuk jnë të kënaqur me shërbimet e trajnerit aktual Paulo Foneska. Me blerjen e klubit nga biznesmeni amerikan Dan Fridkin, priten ndryshime themelore të klubit nga kryeqyteti.

Mendohet se Sarri do të vendoset në krye të lojtarëve të Romës, ndërsa për postin e menaxherit të klubit do të vendoset drejtori sportv i “Red Bull” Ralf Rangnik. Ky i fundit u mendua edhe si trajner i kuqezinjve të Milanos, por Stefano Pioli arriti ti mbushë mendjen drejtuesëve të “Djallit” për të rinovuar kontratën edhe për 2 vite.

Ndërkohë që Sarri është akoma në kontratë me Juventusin edhe pas shkarkimit nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Dhe nëse nuk zgjedh se te cila skuadër do të shkojë në të ardhmen, Juventus do të vazhdojë të paguajë Sarrin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport as roma mauricio sarri ralf rangnick as roma mauricio sarri ralf rangnick

Sondazh

Poll

Sport 7 Shtator 2020, 21:11

TIRANË-Elseid Hysaj, ashtu si dhe kombëtarja nuk ishte në mbrëmje të mirë sot me Shqipërinë duke qenë se mori edhe dy kartonë të verdhë. Në intervistë pas ...