Sport

Zaniolon e ndjek fati i keq, futbollisti i Romës s’i shpëton “bisturisë”, ja sa do të mungojë lojtari

8 Shtator 2020, 09:39 Nga DOSJA
Zaniolon e ndjek fati i keq, futbollisti i Romës s’i shpëton

ITALI-Nuk ka në fund telashet për fantazistin italian Nicolo Zaniolo, i cili u rikthye nga dëmtimi në fillim të muajit korrik, por tani do të duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni që do ta mbajë larg fushave edhe për të paktën 6 muaj të tjerë.Futbollisti italian e nisi si titullar ndeshjen e djeshme ndaj Holandës, por la fushën e lojës pas rreth 40 minutash, sepse pas një përplasjeje me fantazistin e Manchester United Donny Van de Beek, ndjeu dhimbje në gjurin e majtë.

Zaniolo ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë dhe nesër do t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa tani është e sigurt që do t’u mungojë fushave të lojës për të paktën 6 muajt e ardhshëm dhe rikthimi pritet të ndodhë vetëm në muajin mars.

Kujtojmë që futbollisti pësoi një dëmtim të njëjtë në gjurin e djathtë, në sfidën ndaj Juventusit në janar të këtij viti dhe pas operacionit qëndroi jashtë fushave për plot 6 muaj e u rikthye vetëm në fillim të korrikut.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport italia roma zaniolo italia roma zaniolo

Sondazh

Poll

Sport 7 Shtator 2020, 21:11

TIRANË-Elseid Hysaj, ashtu si dhe kombëtarja nuk ishte në mbrëmje të mirë sot me Shqipërinë duke qenë se mori edhe dy kartonë të verdhë. Në intervistë pas ...