Sport

Wolfsburg i kërkon një nder Kukësit, të luajë në Gjermani dhe verilindorët do të përfitojnë…

8 Shtator 2020, 16:05 Nga DOSJA
Wolfsburg i kërkon një nder Kukësit, të luajë në

KUKËS– Më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” Kukësi do të luajë ndaj Wolfsburg, përballje kjo e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europa League. Padyshim që për gjermanët kjo ndeshje ka rrezik sa i përket koronavirusit, “ujqërit” nuk duan të rrezikojnë dhe i kanë bërë një ofertë verilindorëve. Të luajnë në Gjermani dhe jo në Tiranë.

Nga kjo marrëveshje, Kukësi do të përfitonte 400 mijë euro, shto këtu edhe shpenzimet e udhëtimit apo fjetjen që do të ishin që të gjitha të hequra. Do të ishte pala gjermane që do i mbulonte ato, prej parave që do të vinin kryesisht prej sponsorëve apo të drejtave televizive.

UEFA  nuk e ka aprovuar këtë plan. Qeveria europiane e futbollit nuk e lejon një gjë të tillë, derisa më herët është përcaktuar që kjo përballje të luhet pikërisht në Shqipëri.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league kukesi wolfsburg europa league kukesi wolfsburg

Sondazh

Poll

Sport 7 Shtator 2020, 21:11

TIRANË-Elseid Hysaj, ashtu si dhe kombëtarja nuk ishte në mbrëmje të mirë sot me Shqipërinë duke qenë se mori edhe dy kartonë të verdhë. Në intervistë pas ...