“Ishin dy hapa para nesh”, Reja shfaq zemërimin pas humbjes me Lituaninë: Në këtë grup nuk ka favoritë, Hysaj? Është
TIRANË– Pas triumfit në Bjellorusi Shqipëria nuk ka mundur të ruajë dot ritmin dhe hedh hapin fals në “Air Albania”. Ndonëse shihej si një kundërshtar i lehtë për t’u mundur, Lituania rezultoi ndryshe në fushën e lojës. Miqtë befasuan kuqezinjtë, teksa fituan me shifrat minimale 0-1, duke e bërë situatën nëgrup disi të komplikuar, pasi të gjitha skuadrat numërojnë nga 3 pikë të grumbulluara. Në përfundim të ndeshjes foli trajneri Reja.
“Ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Nuk kishim eufori. E dinim që ishte një skuadër, që edhe ndeshjen e parë humbi për shkak të gabimeve. Ata ishin dy hapa para nesh në aspektin fizik. Nuk patëm edhe fat. I bëj komplimentet e mia Lituanisë, sepse bëri një ndeshje shumë të mirë. Nuk është se nuk bëra ndryshime. Futa Uzunin dhe Roshin që mund të sillnin më tepër energji dhe kualitet. Roshi u dëmtua dhe futa më pas edhe Brojën.
Ai është lojtar shumë i mirë dhe shumë i shpejtë. Kur ka hapësira të bën dëme në sulm. Por është ende i ri dhe ka nevojë për eksperiencë ndërkombëtare. Por sigurisht që është në planet e së ardhmes. Shpresoj të kem lojtarë në formë sa më të mirë fizike. E kemi parë që nuk ka skuadra që luajnë keq. Nuk ka favoritë në këtë grup. Jemi të gjithë aty me nga 3 pikë. Më vjen keq që shkoi kështu. Humbëm me një gabim. Hysaj është një lojtar i rëndësishëm por do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Edi Reja.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Holanda zhgënjen ndaj Italisë, Barella nderon të kaltërit, 21 gola të shënuar në 7 ndeshje
HOLANDË– Vetëm tre ditë pas barazimit zhgënjyes ndaj Bosnjës në “Artemio Franchi”, Italia u rikthye te fitorja dhe e bëri këtë në “Johan Cruijff Aren...
ME VIDEO/ Çfarë gafe nga Strakosha e Hysaj, Lituania shënon dhe surprizon kuqezinjtë
TIRANË– Ka startuar në orën 20:45, sfida e dytë e vlefshme për Ligën e Kombeve mes Shqipërisë dhe Lituanisë. Pas triumfit në transfertë ndaj Bjelloru...
Shqipëria e hutuar në 45 minutat e para, Lituania “padrone” e fushës, ja çfarë u prodhua
TIRANË– Ka startuar në orën 20:45, sfida e dytë e vlefshme për Ligën e Kombeve mes Shqipërisë dhe Lituanisë. Pas triumfit në transfertë ndaj Bjelloru...
Tronditet Franca në prag të Ligës së Kombeve, ylli i skuadrës rezulton pozitiv me koronavirus
PARIS-Kylian Mbappe, futbollisti i PSG dhe i Kombëtares franceze ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në përfundim të ndeshjes me Suedinë, lojtari i është nënsh...
Formacionet zyrtare/ Reja bën 3 ndryshime kundër Lituanisë, Laçi debuton për herë të parë, i zë vendin Bares
TIRANË– Zbulohet formacioni i ndeshjes kundër Lituanisë. Trajneri Edy Reja ka zëvendësuar Frederik Veselin me mbrojtësin Ena Mihaj, ndërsa ka zgjedhu...
Messi si “nxënës shembullor”, vjen 90 minuta më herët për stërvitjen e parë me Barçën
BARCELONË– Lionel Messi rishfaqet në stërvitje me Barcelonën për herë të parë që nga momenti që komunikoi se dëshironte largimin nga Barcelona. Messi...
Ndeshje për t’u harruar! Dy fytyrat e Shqipërisë, nga suksesi i trumpetuar kundër Bjellorusisë, në dështimin me Lit
TIRANË– Përfundon me humbjen e kuqezinjve sfida e dytë e vlefshme për Ligën e Kombeve mes Shqipërisë dhe Lituanisë. Pas triumfit në transfertë ndaj Bjellor...
Arbitronte një nga stafi i Dinamos, miqësorja që degjeneroi në grushta, ja pamjet e ndeshjes Turbina-Dinamo
CËRRIK– Turbina-Dinamo,miqësorja që u luajt ditën e shtunë prodhoi polemika pas vetëm 10 minutash lojë.Nga të dyja kampet ka akuza për lojë të rëndë,por pë...
Nga Roma për në Milano, lojtari që kërkonte Conte mbërrin në aeroport, gati për të firmosur me Interin
MILANO– Aleksander Kolarov mund të konsiderohet në të gjitha efektet një futbollist i Interit. Mbrojtësi serb ka nisur aventurën me zikaltrit në orët e dr...