Politike

“Ne konveratorët do bëjmë trazira!”/ Kujtim Gjuzin nuk e mban vendi, ka një kërkesë për kryeministrin grek: Është m

8 Shtator 2020, 15:00 Nga DOSJA
“Ne konveratorët do bëjmë trazira!”/ Kujtim Gjuzin

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka lëshuar deklarata të forta në mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Sapo ka nisur mbledhja, Gjuzi ka kërkuar fjalën për procedurë dhe ka kërcënuar se nëse kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nuk tërheq deklaratat për detin, konservatorët do të shkaktojnë trazira.

Gjuzi ka shkuar edhe më tej duke i “zbuluar” edhe origjinën kreut të qeverisë greke, duke pretenduar se ai në të vërtetë e ka origjinën nga qyteti i Himarës.

“Dua të sjell dy shqetësime, i pari është se përsëri dje Kryetari i Kuvendit më ndërpreu kur mora fjalën për procedurë. 10 janë opozitarë në parlament dhe të tjerët janë tufë e kontrolluar nga Edi Rama. Zona ekonomike tek ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek Mitsotakis i riu, ose shqip macja e taqos, se është himarjot. I themi që të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën dhe ta ketë të sigurtë që me deklaratat që bën Partia Konservatore është e gatshme, dhe nëse nuk tërheq deklaratën nuk do të ketë shanse që të hyjë në Shqipëri. Ne konvervatorët do t’i dalim para dhe do shkaktojmë incidente,”-u shpreh Gjuzi.

Kohët e fundit në vend është kthyer në temë diskutimi kërkesa e Greqisë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Kërkesa e kryeministrit grek ka shkaktuar debate dhe përplasje mes palëve politike në vendin tonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon kujtim gjuzi greqia merr 12 milje nga deti jon kujtim gjuzi

Sondazh

Poll