Politike

Opozita vendos, Bylykbashi është i deleguari i PD-LSI-së në Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

8 Shtator 2020, 11:57 Nga DOSJA
Opozita vendos, Bylykbashi është i deleguari i PD-LSI-së në

TIRANË- Oerd Bylykbashi është i deleguari i PD-LSI në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Ky vendim është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha bëri me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.

Në letrën e shkruar nga Gazment Bardhi, bëhet me dije se Bylykbashi i cili ishte dhe i mandatuari i PD për në Këshillin Politik, do të jetë përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin Parlamentar. Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, KQZ do të ketë 12 anëtarë në 3 nivele, dhe ata do të përzgjidhen nga ky Komision, që do të ketë nga një përfaqësues për çdo palë poltike.

“Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:  Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020  Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar: Sekretari i Përgjithshëm GAZMENT BARDHI”, njofton Partia Demorkatike.

Një ditë më parë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u dërgoi një letër grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Afati për propozimet është deri ditën nesërme. Sipas Ruçit, ky komision do të ngrihet për të zgjedhur komisonerët, anëtarët e e Rregullatorit dhe të KAS-it.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi ngritja e kqz-së oerd bylykbashi gazmend bardhi ngritja e kqz-së oerd bylykbashi

Sondazh

Poll