Politike

“S’më ka ndihmuar njeri”/ Denoncimi në Kombinat, Bashkia i përgjigjet PD-së, “merr në pyetje” të moshuarin: Pse

8 Shtator 2020, 14:46 Nga DOSJA
“S’më ka ndihmuar njeri”/ Denoncimi në Kombinat,

TIRANË– Rasti i familjes së Nikë Prendit është kthyer në një “mollë sherri” mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Demokratike. Fillimisht zëdhënësja e partisë Ina Zhupa, vizitoi banesën e tyre, ku qytetarët u shprehën se nuk ishin ndihmuar nga Bashkia, edhe pse pas tërmetit kishin humbur banesën e tyre. Pak orë më vonë, Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtruar denoncimin duke ka filmuar “protagonistin” e videos, Nikë Prendin, i cili mohon gjithë deklaratat e mëparshme duke u shprehur se ka marrë çdo muaj bonusin e qerasë. 

Intervistimi:

Pyetje: Sa merr?

Qytetari: 180

Pyetje: Sa muaj ke që e merr?

Qytetari:*nuk kuptohet qartë përgjigjia

Pyetje: Po pse the ashtu?

Qytetari: Pse erdhën ata? S’kam punë nga ata. Kam punë me ju. Unë s’kam thënë asnjë fjalë, thashë vetëm po na ndihmuan, na ndihmuan…

Më tej, në reagimin e saj zyrtar, Bashkia pretendon se familja e Prendit, ka përfituar bonusin e qerasë dhe ndihma të tjera ushqimore dhe logjistike.

REAGIMI I PLOTË I BASHKISË:

Nik Prendi, qytetari nga Kombinati, për të cilin Partia Demokratike tha se nuk e kishte marrë bonusin e qirasë dhe nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës, shprehet në një video se pretendimi i PD-së nuk është i vërtetë, por se është trajtuar dhe ka marrë rregullisht, çdo muaj, bonusin e qirasë prej 180 mijë lekësh. Familja e Prendit, banesa e së cilës pas disa fazash ekspertimi u cilësua me dëmtimin DS4 nga tërmeti i nëntorit 2019, jo vetëm ka marrë çdo ndihmë ligjore nga Njësia Administrative 6, por ka përfituar edhe ndihma ushqimore, logjistike dhe është trajtuar me bonusin e qirasë për t’i krijuar mundësinë e strehimit të përkohshëm.

Pas përgënjeshtrimit të lajmit nga Bashkia, sërish ka ardhur një tjetër reagim nga Zhupa, e cila e konsideron intervistimin e të moshuarit si shkelje të Kodit Penal. Ajo shkruan se qytetari është filmuar në zyrat e shtetit dhe duhet të ndiqet penalisht për veprimin.

REAGIMI I INA ZHUPËS

Në asnjë vend të civilizuar dhe demokratik nuk përdoren zyrat e shtetit për të kërcenuar dhe shantazhuar qytetarët, madje duke i filmuar dhe duke i keqpërdorur. Këtë metodë tipike mafioze ja ofroi sot qytetarëve zyra e Bashkisë Tiranë që në mënyrë të kundraligjshme dhe flagrante merr në pyetje edhe filmon qytetarin në një zyrë shtetërore dhe ja servir atë medias për makiazhin e vet të përditshëm. Si reminishencë e komunizmit, duke detyruar një fatkeq dhe të lënë pa asnjë ndihmë të gënjejë dhe të bëjë autokritike, ushtari i Erion Veliajt ka shkelur çdo të drejtë të qytetarit Nik Prendi. Partia Demokratike e vizitoi familjen e Prendit, pasi dega e saj e Kombinatit e ka ndihmuar herë pas herë me ndihma ushqimore dhe ilaçe, si një kërkesë e tij për të zgjidhur hallet. Ndërkohë që PD denoncon rastin e Nikë Prendës që jeton në kasolle, në rrënojat e shtëpisë së shembur, bashkia përveç se gënjen shkel mbi dinjitetin njerëzor dhe ligjet e këtij vendi duke e ushtruar presion mbi dy të moshuar të vetmuar dhe të semurë që kanë nevojë për ndihmë dhe mjekime. Ne prisnim të shkonin edhe të ndihmonin familjen Prendi por në fakt e thërritën ta kërcënonin dhe poshtëronin!!! Erion Veliaj nuk heq dot dorë nga presioni mbi qytetarët dhe të vërtetën! Dikush që çdo ditë të karrierës së vetë politike e ka shfrytëzuar për të gënjyer dhe ndërtuar fasada dhe propagandë e ka të pamundur që sot të këtë qoftë dhe një pikë ndjeshmërie ndaj vuajteve të qytetarëve. E vërteta nuk fshihet zoti Veliaj! Përpiqu sa të duash me makiazh televiziv, me video 3D, me fotomontazhe! E vërteta nuk ka çmim ndërsa çmimi që do paguani për të gjitha poshtërsitë që i keni bërë Tiranës dhe qytetarëve të saj do të jetë i lartë!

Kohët e fundit politika shqiptare është fokusuar tek rindërtimi pas tërmetit. Çdo ditë kryeministri Edi Rama publikon shtëpi të rindërtuara ose në përfundim e sipër, ndërsa PD denoncon raste të të prekurve që janë lënë në harresë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia tirane ina zhupa nikë prendi shembjet në kombinat bashkia tirane ina zhupa nikë prendi shembjet në kombinat

Sondazh

Poll