Politike

Pas PD-së, vjen propozimi edhe nga opozita parlamentare/ Stojku e Murrizi, anëtarë të komisionit për zgjedhjen e KQZ

8 Shtator 2020, 14:03 Nga DOSJA
Pas PD-së, vjen propozimi edhe nga opozita parlamentare/ Stojku e Murrizi,

TIRANË– Opozita parlamentare ka propozuar 2 emrat e saj në komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Bëhet fjalë për deputetët Edmond Stojku dhe Myslim Murrizi.

Të dy do të përfaqësojnë opozitën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, gjatë punimeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen në 25 prill të vitit të ardhshëm. 

Ndërkohë që pak më parë opozita jashtëparlamentare ka propozuar përfaqësuesin e saj, i cili do të jetë Oerd Bylykbashi. Ndërsa ende nuk ka asnjë emër të propozuar nga ana e Partisë Socialiste. 

Një ditë më parë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u dërgoi një letër grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Afati për propozimet është deri ditën nesërme. Sipas Ruçit, ky komision do të ngrihet për të zgjedhur komisonerët, anëtarët e e Rregullatorit dhe të KAS-it.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz opozita parlamentare kqz opozita parlamentare

Sondazh

Poll