Politike

Zgjedhjet 2021/ Hidhet shorti, caktohen 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, fati ‘lë jashtë’ Dvoranin

8 Shtator 2020, 11:36 Nga DOSJA
Zgjedhjet 2021/ Hidhet shorti, caktohen 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor,

TIRANË- Hidhet shorti tek “Poli i Drejtësisë”. Nga rastësia janë zgjedhur 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, që pritet të ketë të drejtë gjykimin e parregullsive të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankesat e partive politike janë: Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka, Alma Kolgjoka. Ndërsa 16 kandidatët në garë ishin Ardian Dvorani, Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Sokol Ibi, Klodiana Mema (Veizi), Margarita Buhali, Ardian Dvorani, Asim Vokshi, Artur Kalaja, Enton Dhimitri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Eriol Roshi, Edlira Petri, Ornela Naqellari, Esmeralda Çeka (Xhili) dhe Rexhep Bekt’heshi.

Kolegji është aktualisht jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit të gjyqtarëve për shkak të Vettingut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në garë ishin 16 gjyqtarë emrat e të cilëve u vendosën në gogla, të cilat u nxorrën më pas një e nga një para publikut. Gjithashtu të pranishëm kanë qënë edhe përfaqësues të partive politike. 

Të gjithë garuesit kishin si kusht “certifikimin” nga procesi i Vettingut dhe të gjitha organet e tjera ankimuese. 

Por cili është roli i Kolegjit Zgjedhor?

Të gjitha partitë që kanë ankesa dhe kundërshti për elementë të caktuar të procesit zgjedhor, depozitojnë një ankesë pranë Komisionit të Ankesave në KQZ. Kjo ankesë merret në shqyrtim nga KQZ, e cila shprehet me një vendim për të. Nëse partia, ose individi që ka bërë ankimin, e sheh si të padrejtë vendimin e KQZ, atëherë ka të drejtë ta ankimojë atë në Kolegjin Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor është i vendosur në Gjykatën e Apelit, me një trupë të posaçme prej 8 anëtarësh, të cilët vendosin të shprehen për pretendimin e një pale, ose personi.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor kolegji zgjedhor

Sondazh

Poll