Politike

Yuri Kim shtrëngon duart me Krajën dhe Hajnajn: Nuk do të jetë e lehtë, rëndësi ka të ketë drejtësi

8 Shtator 2020, 14:08 Nga DOSJA
Yuri Kim shtrëngon duart me Krajën dhe Hajnajn: Nuk do të

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kokën e re të BKH-së Aida Hajnaj dhe kryeprokurorin e Spak-ut, Arben Kraja, teksa pritet që të hapet gara për 60 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kim pa nga afër edhe punimet që po kryhen për zyrat e reja nga ku SPAK dhe Byroja do hetojnë korrupsionin.

“Sot u takova me Hajnajn dhe Krajën për ta ritheksuar fort mbështetjen për SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja,”– shkruan Kim krah fotos që ka publikuar në rrjetet sociale.

Met today w/NBI Director Hajnaj & SPO Chief Kraja to reiterate strong ?? support for SPAK. Justice Reform will not be quick or easy, but it is moving forward step by step & must continue so that the people of ?? have justice. Rule of law is also essential for foreign investment. pic.twitter.com/yku5utBRKM

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 8, 2020

Më 27 korrik, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK çoi në KLP emrin e Aida Hajnas, pasi ishte e vetmja që plotësoi kriteret dhe u zgjodh. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aida hajnaj arben kraja yuri kim aida hajnaj arben kraja yuri kim

Sondazh

Poll