Beqaj merr drejtimin e socialistëve të Shkodrës/ Deputeti: Vështirë të bëhen ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve
8 Shtator 2020, 11:07Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka zhvilluar sot takimin e parë si kordinator i qarkut të Shkodër. Gjatë fjalës së tij para socialistëve Beqaj ka deklaruar se kjo detyrë e re është një privilegj për të. Ai ka theksuar më tej se është vështirë që të bëhen ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve.
“Privilegj për mua që të kthehem në Shkodër. Ndryshimet në qeveri nuk është lehtë që të bëhet 7 muaj para zgjedhjeve”, u shpreh ai.
Po ashtu Beqaj komentoi edhe largimin e Ditmir Bushatit, duke thënë se ai ka 14 muaj që nuk është aktiv në PS-në e Shkodrës.
“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS-në Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS-së këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim në nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”, ka thënë Beqaj.
Ndërkohë, një deklaratë e djeshme e ministres Besa Shahini ka ngritur shumë dyshime për ndryshimet në qeveri. Shahini u shpreh se do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit qeverisës. Mesa duket Shahini është emri i parë që fshihet nga lista e Ramës për t’u përfshirë në kabinetin e një mandati të tretë të mundshëm.
Sakaq, kohë e fundit, mediat pranë Ramës kanë sugjeruar se kryeministri duhet të largojë nga detyra ministrat që janë teknikë e nuk kanë popullaritet tek baza socialiste. Emrat e kritikuar kanë qenë Besa Shahini, Sandër Lleshaj, Arben Ahmetaj e Gent Cakaj.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se është bërë garanti i pastrimit të parave të pista. Belind Këlliçi, në një...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me një ngjarje të trishtë. Teksa ndodhej në Durrës, në shkollën e fiskulturës, ku zhvilloi një bashkëbised...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës, ku ishte e pranishme edhe ministrja Besa Shahini deklaroi se gjatë orë...
TIRANË- Ditën e sotme nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka zhvilluar një takim në selinë blu me krydemokratin Lulzim Basha. Mësohet se në fokus të këtij ...
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Abi Malltezi ka denoncuar se tek pallati “Sky Tower” që ndodhet në zonën e ish-Bllo...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se qeveria Rama gjatë 2 mandave të saj nuk ka bërë asnjë për personelin shëndetësor, ma...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” u shpreh se Partia Socialiste do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka pranuar që të bëjë kontratë bashkëqeverisje parazgjedhore me Partinë Demokratik...
SHQIPËRI-Kërcimtari dhe ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Sahit Dollapit, ish sekretari Organizativ i Partisë Demokratike. ...