Politike

Komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, Vasili takim “kokë më kokë” me Bashën

8 Shtator 2020, 09:23 Nga DOSJA
Komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, Vasili takim

TIRANË- Ditën e sotme nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka zhvilluar një takim në selinë blu me krydemokratin Lulzim Basha. Mësohet se në fokus të këtij takimi ishin konsultimet për përzgjedhjen e emrit për përfaqësuesin e Komisionin e Posaçëm, që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re. Po kështu, mes tyre është diskutuar edhe për çështjen e hapjes së listave.

Pas letrës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, opozita jashtëparlamentare duhet të paraqesë propozimin e saj deri më 11 shtator. Kështu KQZ-ja e re do të shërbejë si një rikthim i PD-LSI në Komisionet parlamentare, pas më shumë se 1 viti e gjysmë jashtë.

Një ditë më parë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u dërgoi një letër grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Sipas Ruçit, ky komision do të ngrihet për të zgjedhur komisonerët, anëtarët e e Rregullatorit dhe të KAS-it.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci gramoz ruci

Sondazh

Poll

Politike 7 Shtator 2020, 20:56

TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me takimet që ka zhvilluar me delegacionin e Serbisë, duke u shprehur se në draft-m...