Politike

“Deputeti i PS-së po ndërton 7 kate pa leje mbi “Sky Tower-in”/ Abi Malltezi denoncon me foto: Ja pse nuk e votojnë Ram

8 Shtator 2020, 09:19 Nga DOSJA
“Deputeti i PS-së po ndërton 7 kate pa leje mbi “Sky

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike,  Abi Malltezi ka denoncuar se tek pallati “Sky Tower”  që ndodhet në zonën e ish-Bllokut do të ndërtohen pa leje edhe 7 kate shtesë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Malltezi shprehet se këto ndërtime pa leje po i bën deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta.

“Pse nuk e votojmë në shqiptarët? Se deputeti i PS-së ndërton 7 kate mbi 20 katëshin pa leje dhe qytetari burgoset për rregullim çatie”,  shkruan Malltezi.

Postimi i plotë:

Cuditesh pse nuk te votojne me? Cuditesh pse ke humb kontaktet me njerezit? Po njerezit i burgos per riparim catie ndersa kete qe te ngroh xhepin e lejon te beje edhe 7 kate shtese permbi 20 kateshin pa leje?! Co edhe motren e kunatin e tualetit te marre prape para ne trasta dhe cuditesh pse nuk te votojne me!

Ndërkohë, më herët Partia Demokratike ka denoncuar se për ndërjyrjet që janë bërë këtë pallat. Deputetja e PD-së, Oriola Papuri ka deklaruar se ndërtimet pa leje në këtë pallat po bëhen nga socialistët Vladimir Kosta dheRobert Bitri. Sipas saj, gjithçka po bëhet me leje të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike abi malltezi edi rama abi malltezi edi rama

Sondazh

Poll

Politike 7 Shtator 2020, 20:56

TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me takimet që ka zhvilluar me delegacionin e Serbisë, duke u shprehur se në draft-m...