Politike

Ruçi letër Grupeve Parlamentare për ngritjen e Komisionit për anëtarët e KQZ: Afati për propozimet është deri më 9 shtator

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Ai thekson se afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator.
Featured image of article: Ruçi letër Grupeve Parlamentare për ngritjen e Komisionit për anëtarët e KQZ: Afati për propozimet është deri më 9 shtator Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Ky komision, siç sqarohet në letrën e tij,  ngrihet për të zgjedhur komisonerët, anëtarët e e Rregullatorit dhe të KAS-it. Ruçi thekson se afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator.

“I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nënenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision tëposaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it. Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaçëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020″, shkruan Ruçi në letër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, ditën e djeshme  presidenti Ilir Meta dekretoi 25 prillin 2021 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nga kreu i shtetit, u bë pas konsultimeve që zhvilloi me të gjitha palët politike në vend.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment