Skënder Brataj: Fuqia e Covid-19 ka rënë, javët në vijim do sjellin ulje të të infektuarve
5 Shtator 2020, 20:33Nga DOSJA
TIRANË– Agresiviteti i virusit është ulur. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se tashmë shumica e të prekurve po e kalojnë më lehtë sëmundjen.
“Thirrjet janë më të ulura krahasur me Korrik-Gushtin. Forca e infektimit ka rënë pavarësisht numrave që duket sikur ka ardhur çdo gjë në rritje. Vet sëmundja ka forma shumë të lehta. Ka shumë njerëz që e kalojnë me 2-3 ditë, me shenja të lehta dhe as me temperature”.
Sipas Bratajt, në javët në vijim pritet një ulje e numrit të infektimeve.
“Vlerat e Gushtit ishin rezultat i Qershor-Korrik me lirimin e masave. Do të presim akoma edhe ulje të tjera të shifrave, por ajo që është shqetësuese është kryqëzimi i stinëve me të gjithë faktorët favorizues dhe jo favorizues”.
I pyetur për numrin e lartë të vdekjeve në Gusht dhe atyre të dy muajve të fundit për shkak të koronavirusit, Brataj thotë se mbi 90% e viktimave kishin sëmundje bashkëshoqëruese. “Mos t’i veshim vetëm ngjyrën e Covidit numrit të të vdekurve, sepse janë 6 muaj. Shumica, për të mos thënë mbi 90%, janë me sëmundje shoqëruese, që edhe një grip ose sëmundje tjetër mund të shkaktonte humbjen e jetës”.
Eksperët thonë se me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit nuk duhet të ulet vigjilenca, pasi historia e koronaviruseve tregon se ato mbijetojnë në temperatura të ulëta. Sipas tyre, këtë periudhë duhet të ashpërsohen masat frenuese.
TIRANË– Faik Buci, babai i Eglantina Bucit, të cilën e vrau para tetë vitesh, ka pranuar krimin e rëndë përpara togave të zeza. Dosja.al ka mësuar se...
SARANDË– Dy persona rezulton se janë infektuar me Covid-19 në qytetin e Sarandës. Dosja.al ka mësuar se një nga dy të infektuarit që u rapuortuan dit...
SHQIPËRI– 312 viktima, 3814 të infektuar aktivë dhe 5976 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars. D...
SARANDË– Një 37-vjeçare ka helmuar veten pas dhimbjes së madhe që ka përjetuar pasi i ish-bashkëshorti i marrë të bijën në Itali. Me vendim gjykate,...