Aktualitet

Vidhte shtëpitë në fshatin Nartë të Vlorës, arrestohet 38-vjeçari që terrorizoi banorët, u kap në flagrancë

5 Shtator 2020, 18:40 Nga DOSJA
Vidhte shtëpitë në fshatin Nartë të Vlorës,

VLORË– Një 38-vjeçar me inicialet E.M., është vënë në pranga nga Policia e Vlorës. Mësohet se i riu, akuzohet se ka kryer një seri vjedhjesh në fshatin Nartë të Vlorës. Pasditen e sotme, pas denoncimeve të shumta për këto grabitje në seri, efektivët ishin vënë në ndjekje të të riut. 

Ata po e vëzhgonin, në momentin që 38-vjeçari u fut në një tjetër banesë, që të kryente vjedhjen e radhës. Kështu, ai u arrestua në flagrancë, dhe është dërguar në komisariatin e Vlorës. 

Banorët e fshatit Nartë, ishin të terrorizuar prej ditësh. Më herët, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë në lidhje me këto vjedhje. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me 38-vjeçarin.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 38 vjecari grabitje në vlorë narte vlore arrestohet 38 vjecari grabitje në vlorë narte vlore

Sondazh

Poll