Sport

“Këtë herë Troja nuk do të mposhtet”, tifozët e Kosovës e mirëpresin kështu Greqinë

5 Shtator 2020, 18:25 Nga DOSJA
“Këtë herë Troja nuk do të mposhtet”,

KOSOVË-Kosova do të përballet nesër në orën 20:45 me fqinjin tonë, Greqinë. Kjo do të jetë një sfidë mjaft e zjarrtë duke marë parasysh mospëlqimet që tifozeria shqiptare dhe ajo greke kanë me njërs tjetrën. Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, nuk ka nguruar të thumbojë kundërshtarin me anë të një baneri. Në këtë baner shkruhej:

“Troja kësaj here nuk do të mposhtet”, ku bëhet fjalë për luftën 10-vjeçare midis ushtrisë greke dhe asaj trojane, teksa vetëm me anë të një dredhie helenët arritën të pushtonin qytetin(Kali i Trojës). Por sipas tifozëve dardanë, kësaj here nuk do të ketë asnjë dredhi, sepse Kosova do ta fitojë ndeshjen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dardanet greqia kosova liga e kombeve dardanet greqia kosova liga e kombeve

Sondazh

Poll