Sport

“Të mendojmë për ndeshjen me Lituaninë”,Balaj e Roshi harrojnë fitoren me Bjellorusinë dhe flasin për minutat në Kom

5 Shtator 2020, 12:08 Nga DOSJA
“Të mendojmë për ndeshjen me Lituaninë”,Balaj e

TIRANË-Bekim Balaj dhe Odise Roshi ishin dy lojtarët që dolën në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Lituaninë. Takimi do të luhet ditën e hënë në “Air Albania” ora 20:45 e vlefshme për Kategorinë C në Ligën e Kombeve.Sulmuesi Bekim Balaj që luan me Sturm Graz në Austri foli për atë sukses në Bjellorusi dhe ndeshjen e ardhshme.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne, jashtë fushe. Na jep moralin e duhur. Jemi në rrugën e duhur. Nuk kemi shumë kohë të gëzohemi. Le të mendojmë për tre pikët e radhës.Dëshira është e të gjithëve që të luajmë si titullarë, por kjo nuk varet nga ne. Në fund fituam dhe na kënaq të gjithëve. Pak rëndësi ka sa minuta sa na jepet mundësia. Unë jam i gatshëm të jap maksimumin”.

ODISE ROSHI – Odise Roshi ishte një nga lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Edy Reja për t’i dhënë ritëm tjetër kombëtares në pjesën e dytë. Anësori u aktivizua si zëvendësues në Bjellorusi, ndërkohë që pas kthimit në Shqipëri menjëherë ka dalë në një konferencë për shtyp.

“Është kënaqësi të fitosh në Bjellorusi. Nuk ishte e lehtë, por ne u paraqitëm shumë mirë. Luajmë me Lituaninë dhe le të marrim edhe tre pikë të tjera, duke e vlerësuar kundërshtarin. Le të marrim edhe tre pikë të tjera dhe të shohim për takimin e radhës.Normalisht çdo lojtar do të luajë nga fillimi. Ne bëjmë detyrën dhe trajneri vendos. Sigurisht kënaqësia është të luash nga fillimi. Ekipi është në gjendje të mirë, fituam. Fizikisht jemi mirë. Rëndësi ka të fitojmë. Unë jap maksimumin tim, luajmë për veten, kombin dhe gjithë shqiptarët. Kjo pavarësisht se ku luaj”. Përfundon Roshi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bekim balaj odise roshi bekim balaj odise roshi

Sondazh

Poll