Sport

Chelsea prezanton talentin gjerman por gafa e klubit është e rëndë, futbollistit i vendosin emër makine, ja çfarë bëjnë

5 Shtator 2020, 09:50 Nga DOSJA
Chelsea prezanton talentin gjerman por gafa e klubit është e

ANGLI– Kai Havertz do të jetë pjesë e Chelsea-t. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen la grumbullimin e kombëtares së Gjermanisë dhe fluturoi drejt Londrës, aty ku ai nënshkroi kontratën me klubin anglez.“Aspirinat” do të përfitojnë 70 milion euro, plus bonuse. Sikurse kuptohet, pretendimet e tyre për 100 milion euro u venitën dhe u dorëzuan para ofertës dhe dëshirës së Havertz për t’u larguar drejt Premier League.

Gjermani ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2025 dhe do të përfitojë 8 milion euro në sezon, shto edhe bonuset për paraqitjet e tij me fanellën e Chelsea-t. Tifozët londinez vunë re gabimin në mediat sociale, pasi Chelsea ngatërroi emrin e gjermanit nga Kai Havertz në KIA, (Kompania e makinave KIA Motors),  megjithëse shumica e tifozëve u argëtuan me situatën.

Një tifoz u shpreh: Mezi pres që Kia Havertz të luajë përkrah Honda Ziyech, Chevrolet Pulisic dhe Tesla Werner’

Një tjetër shkroi në Tëitter: Kia Havertz?!?!?! Seriozisht @ChelseaFC?!?!

Një tifoz pyeti: ‘Kush është Kai ??? Chelsea sapo nënshkroi Kia Havertz. Ndoshta një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë e makinave Kia Motors ‘

Havertz bëhet kësht nënshkrimi i gjashtë i Chelsea-t, me klubin që ka shpenzuar plot £230million.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea kai havertz lampard chelsea kai havertz lampard

Sondazh

Poll