Sport

Koronavirusi bën lëmsh Republikën Çeke, refuzon të luajë kundër Skocisë për Ligën e Kombeve

5 Shtator 2020, 13:11 Nga DOSJA
Koronavirusi bën lëmsh Republikën Çeke, refuzon të

ÇEKI– Pas fitores 3-1 në Bratislavë ndaj Sllovakisë, Republika Çeke do të luajë në shtëpi ditën e hënë ndaj Skocisë për Ligën e Kombeve,Kategoria B. Mirëpo, së fundmi kombëtarja e Çekisë ka kërkuar të mos luajë ndeshjen e saj të radhë në Ligën e Kombeve për shkak të frikës së COVID-19.

Arsyeja? Dy lojtarët e Çekisë si Soucek dhe Patrick Schick kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe janë izoluar në banesat e tyre pas kontakteve me një anëtar të stafit, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid. Mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë në këtë pikë UEFA, ndërsa edhe kundërshtari i tyre Skocia nuk ka shprehur asnjë opinion mbi vendimin e marrë nga ana e çekëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport çekia liga e kombeve çekia liga e kombeve

Sondazh

Poll