Sport

Icardi me koronavirus, tërbohet ish-bashkëshorti i Wanda Nara-s dhe shpërthen ndaj saj: Ajo është grua pa ndjenja, dy nga f

5 Shtator 2020, 11:26 Nga DOSJA
Icardi me koronavirus, tërbohet ish-bashkëshorti i Wanda Nara-s dhe

PARIS– Rritet alarmi koronavirus në kampin e PSG. Pas infektimit të Neymar, Angel Di Maria e Leandro Paredes, tre lojtarë të tjerë të Tuchel kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera në prag të rifillimit të sezonit. Sipas asaj që bën të ditur l’Equipe, bëhet fjalë për Mauro Icardi Marquinhos e Keylor Navas. Megjithatë Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e sulmuesit argjentinasit ka postuar një foto duke shkruajtur se të gjithë nga familja nuk ka COVID-19. Por, sipas Maxi Lopez, ish-bashkëshorti i Wandës i intervistuar nga spektakli argjentinas “Los Angeles de la mañana”, shprehet se gjërat janë ndryshe ndryshe.

 

 

 

Estamos todos bien ❤️ Mi resultado es negativo(no tengo Covid) como el de los niños ,nuestro estado es bueno ❤️ gracias por tanto amor y preocupación

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi) on

“Unë jam i zemëruar, kjo grua është pa ndjenja me atë që bën. Kam dy fëmijë që dolën pozitivë, sepse ajo nuk mendon me përgjegjshmëri. I thashë se nuk duhej të kishte shkuar në Ibiza. Të gjithë që shkojnë atje infektohen, por këtu tregohet shqetësimi i një nëne. Nëse nuk e kuptoni, kush tjetër mund ta kuptojë atë?”

Futbollisti zbuloi për gazetarin e LAM se për herë të fundit i pa fëmijët e tij më 15 gusht. “Fëmijët që dolën pozitivë për koronavirusin janë më të vegjlit e Wanda-s: Benedicto dhe Constantino. Valentino, më i madhi, është testuar negativ. Juan Icardi, babai i Mauro, doli pozitiv; gjithashtu Isabella, më e vogla e Wanda-s dhe Icardi. Francesca, më e madhja, ishte negative”, – e siguroi gazetarin argjentinas Karina Iavícoli gjatë transmetimit televiziv, duke u shprehur ndryshe nga Wanda Nara.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport icardi maxi lopez wanda nara icardi maxi lopez wanda nara

Sondazh

Poll