Sport

Contes i shtohet një tjetër dëshirë, Inter-Vidal çdo gjë e kryer, ja kur pritet të zbarkojë futbollisti në Milano

5 Shtator 2020, 11:58 Nga DOSJA
Contes i shtohet një tjetër dëshirë, Inter-Vidal çdo

MILANO-Të hënën ose të martën Arturo Vidal do të jetë në Milano për të filluar aventurën e tij të re me Interin. Agjenti i lojtarit,  Fernando Felicevich, po finalizon detajet e fundit të largimit të tij nga Barcelona, ​​përpara se të nënshkruajë për zikaltërit. Përpara se të prezantohet te Inter 33 vjeçari do të kryejë procedurat përfundimtare dhe do të bashkohet me grupin e lojtarëve.

Në parim, kiliani do të largohet nga Barcelona pasi i përfundon kontrata, gazeta “Sport” nuk përjashton një epilog të stilit Ivan Rakitic, me katalanasit që mund të kërkojnë nga Interi një pagesë simbolike dhe shtimin e ndonjë shpërblimi. Trajneri Conte e ka kërkuar me ngulm mesfushorin dhe drejtuesit sigurojnë kështu goditjen e 3-të në këtë merkato pas Hakimit dhe Kolarov.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter vidal inter vidal

Sondazh

Poll