Sport

Pickimi i bletës “tërbon” Cristiano Ronaldon, portugezi humbet dy ndeshjet e Ligës së Kombeve por edhe rekordin për të

5 Shtator 2020, 14:31 Nga DOSJA
Pickimi i bletës “tërbon” Cristiano Ronaldon, portugezi

PORTUGALI– Portugalia nuk do të ketë të gatshëm Cristiano Ronaldon për dy ndeshjet e National League ndaj Kroacisë dhe Suedisë. Sulmuesi i Juventusit nuk është pjesë e skuadrës për këtë ndeshje të Ligës së Kombeve dhe ka qenë jashtë stërvitjes për disa ditë.Është raportuar se infeksioni në këmbën e tij të djathtë, të cilin po e trajton me ilaçe, ishte shkaktuar nga pickimi i bletës.

Portugalia do të luajë sot në mbëmje sfidën e parë ndaj Kroacisë në orën 20:45 dhe në fushë do të ketë një mungesë të madhe siç është ajo e kapitenit Ronaldo. Trajneri i Kombëtares portugeze, Fernando Santos në konferencën për shtyp fillimisht u shpreh.

“Dyshoj se ai do të jetë 100% gati, ai po stërvitej mirë, papritmas të mërkurën një nga gishtat e këmbës ishte skuqur, sikur të ishte pickuar nga një bletë. Tani duhet të presim. Me një infeksion nuk dihet se sa kohë do të zgjasë shërimi. Përfundoi trajneri i Portugalisë.

Ronaldo po bëhej gati të shkonte në 100 gola me fanellën e Portugalisë në rast se ja dilte të shënonte me Kroacinë.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo portugalia cristiano ronaldo portugalia

Sondazh

Poll