Sport

“Kisha harruar të vendosja syzet”, trajneri i Italisë gjen alibinë që nuk aktivizoi Chiellinin me Bosnjen: Ata më tregu

5 Shtator 2020, 08:55 Nga DOSJA
“Kisha harruar të vendosja syzet”, trajneri i Italisë gjen

ITALI-Pas 11 fitoresh radhazi Italia u ndal në një barazim 1-1 ndaj Bosnje Hercegovinës në Ligën A të Nations League. Padyshim që kjo u përjetua si një humbje për të kaltërit,ndërsa trajneri i Italisë Roberto Mancini tregoi gabimin që ndodhi me aktivizimin e Giorgio Chiellinit, një prej lojtarëve më me eksperiencë në mbrojtje, i cili u detyrua të qëndronte në stol për 90 minuta.

55-vjeçari zbuloi se Chiellini ishte në stol kur sapo nisi ndeshja me Acerbin që ishte në vend të futbollistit të Juventusit.

“Gabimi me Chiellinin? Ishte faji im. Ata më treguan formacionin zyrtar dhe unë nuk kisha vënë syzet dhe i thashë se ishte ‘OK’. Nuk e vura re se aty ishte Acerbi dhe jo Chiellini. Gjithsesi ne e kishim planifikuar që në një ndeshje të luante Giorgio dhe në një tjetër Acerbi. Unë e pyeta Chiellinin dhe ai më tha se dëshironte të luante sot, por tashmë do të ndodhi e kundërta. Nuk është ndonjë diferencë e madhe, por ishte një gabim nga ana ime”, mbylli Mancini.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiellini italia roberto mancini chiellini italia roberto mancini

Sondazh

Poll