Sport

Cikalleshi e Bare gjejnë rrjetën, Shqipëria rishkruan historinë në Bjellorusi, kuqezinjtë mundin vendasit dhe në mbajtjen

4 Shtator 2020, 10:32 Nga DOSJA
Cikalleshi e Bare gjejnë rrjetën, Shqipëria rishkruan

MINSK– Shqipëria ka rishkruar historinë. 16 vite pasi mundi Greqinë, sot ka mposhtur Bjellorusinë, kësaj here në shtëpinë e vet, në stadiumin “Dinamo National Olympic Stadium” me rezultatin 2-0. Goli i parë është shënuar nga Sokol Cikalleshi në pjesën e parë në minutën e 23, ndërsa goli i dytë është shënuar në 15 minutat e pjesës së dytë nga Keidi Bare në minutën 79. Statistikat e ndeshjes tregojnë se mbajtja e topit është 52% nga kuqezinjtë dhe 48% nga bjellorusët.

Kombëtarja Shqiptare e nis kështu mbarë edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, pasi merr tre pikët në trasnfertën ndaj Bjellorusisë dhe konfirmohet si pretendentja kryesore për kreun e grupit 4. Sfida e radhës do të jetë tri ditë më vonë në “Air Albania” përballë Lituanisë.

Formacioni zyrtar i kuqezinjve është: 3,5,2. Shqipëria në portë do të ketë Strakoshën. Mbrojtja do të ruhet nga: Dermaku, Gjimshiti, Veseli. Në mesfushë do të jetë: Trashi, Hysaj, Gjasula, Abrashi dhe Keidi Bare. Ndërsa në sulm Sokol Cikalleshi i mbështetur nga Rei Manaj.

Ndërsa formacioni i Bjellorusisë është :  Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhaiçik, Jablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakovic. 

(F.g;f.m;I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusi vs shqiperi kombetarja e shqiperise bjellorusi vs shqiperi kombetarja e shqiperise

Sondazh

Poll