Sport

Sot rishkruajtën historinë! Kthim në fitoren e magjishme të kuqezinjve përballë Greqisë në vitin 2004, dy golat që i ku

4 Shtator 2020, 20:41 Nga DOSJA
Sot rishkruajtën historinë! Kthim në fitoren e magjishme të

TIRANË– Shqipëria ka përsëritur skenarin e vitit 2004, kur më 4 shtator priti në shtëpi dhe nënshtroi Greqinë. Sot, 16 vite pas kësaj ngjarjeje, kuqezinjtë rishkruajtën historinë, teksa në Minsk, mposhti me y gola Bjellorusinë.

Me dy gola të shënuar, nga Sokol Cikalleshi në minutën e 23-të dhe nga Kejdi Bare në minutën e 79, kuqezinjtë u ulën në gjunjë, kësaj here për të bërë simbolin e shqiponjës dhe për të nisur festën për fitoren. Me këtë ritëm, Shqipëria kaloi për në fazën tjetër të Ligës së Kombeve, ku e pret përballja me Kazakistanin.

Por, çfarë ndodhi me Greqinë në vitin 2004?

Fitorja e paharrueshme ndaj grekëve, me shifrat 2-1, të cilët, ishin shpallur kampionë europe, pasi mundën Portugalinë, bëri që stadiumi “Qemal Stafa” të brohoriste nga thirrjet festive. Golin e parë për Shqipërinë e shëoi Murati që në minutën e tretë të ndeshjes. Më pas, gjithçka u pasua nga Adrian Aliaj, i cili me një goditje spektakolare nga goditja e dënimit, dyfishoi rezultatin.

Fitorja solli një festë, që doli jashtë stadiumit. Rrugët e Tiranës u mbushën plot me qytetarë, porn ë ishullin grek ndodhi një krim. Gramoz Palushi, një emigrant shqiptar u vra nga një tifoz grek në ishullin Zakiso. Gjithçka ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, kur disa tifozë grekë u përleshën me një grup shqiptarësh që po festonin fitorën e kuqezinjve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjellorusi vs shqiperi shqipëri-greqi bjellorusi vs shqiperi shqipëri-greqi

Sondazh

Poll