Sport

Shpresat triumfojnë me 5 gola, kuqezinjtë hakmerren ndaj Austrisë

4 Shtator 2020, 19:57 Nga DOSJA
Shpresat triumfojnë me 5 gola, kuqezinjtë hakmerren ndaj Austrisë

AUSTRI- Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka arritur një fitore rekord me Austrinë. Shpresat kuqezi i kanë mundur në rezultatin 5-1. Kjo ishte një fitore e paster dhe e paparashikueshme pas humbjes tronditëse që Austria na shkaktoi në Durrës më 9 shtator të vitit të kaluar me rezultatin e thellë 4-0.

Sherif Kallaku realizoi golin e parë në minutën e 15-të, duke shtangur ekipin vendas me një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit. Ndërsa në minutën e 27-të, është Indrit Tuci ai që shënon golin e dytë. Ndërkohë që në pjesën e dytë Ernest Muçi, shënoi golin e tretë. Më pas Austria shënoi një gol në minutën e 82-të të sfidës, me anë të një 11-metërshi të shkaktuar nga Xhixha.Më vonë Muçi me të dytin personal dhe Adolfo Selmani me kokë, vendosën rezultatin final në 1-5.

FT: AUSTRI U21 – SHQIPËRI U21 1-5

Volf 83′ (p) / Kallaku 16′, Tuci 26′, Muçi 64′, 87, Selmani 89′

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fitore rekord kombetarja u21 fitore rekord kombetarja u21

Sondazh

Poll