Politike

Kryemadhi pas takimit me Metën: Ditët e Zotit janë të Zotit… Letrën e Yuri Kim ta lexojë PS, LSI s’ka patur kandidatë

4 Shtator 2020, 10:55 Nga DOSJA
Kryemadhi pas takimit me Metën: Ditët e Zotit janë të

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intregrim, Monika Kryemadhi, pas takimit me Presidentin Ilir Meta deklaroi se çështja nuk është tek caktimi i një date, por e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Ajo theksoi më tej se letrën e ambasadores Yuri Kim për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhje ta lexojë Edi Rama, pasi LSI-ja nuk ka pasur emra problematikë.

Fjala e plotë e Kryemadhit:

Për LSI zgjedhjet duhet të ishin para dy viteve. Shqiptarët duhet të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëmë të qartë presidentit që LSI do të zbatojë çdo vendim kushtetues dhe do marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do garantojë qeveri europiane. Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhjeve dhe besoj se më e rëndësishme se një datë, është që shqiptarët duhet t’i kishin bërë zgjedhjet dy vite më parë, Unë mendoj që një datë e zgjedhjeve do krijonte mundësinë e lëvizjes së gjërave. Ka me mijëra studentë që po largohen për shkak të varfërisë. Mjekët dhe infermierët janë në kushte të tmerrshme në spital. Janë shumë gjëra që do zgjidhen me bërjen e zgjedhjeve. Sa më shumë të zgjasë këshilli politik për politikën, aq më jetëgjatë do jenë në TV. Asnjë nukdo flasë për shqiptarët por për imazhin e vet. Sa më shpejt zgjedhjet aq më mirë edhe për ju.

Sot asnjëri nga ne nuk ka pleqëri të mbarë. Fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar janë garanci për çdo parti politike. Në 92 partia e Punës u përmbys edhe pse ruhej me policë.

Unë mendoj që letra e Yuri Kim është e domosdoshme për ta lexuar jo vetëm ne, por edhe mediat dhe sidomos PS. Në listat e LSI nuk ka pasur ndonjë kandidatë problematikë. Nëse shkojmë drejt listave të hapura do e vendosin qytetarët deputetin. Ditët e Zotit, janë të Zotit. Këto janë gjëra të vogla. Sot është një nga vizitat e rradha në presidence. Kryesia vendosi të vija unë pasi është ditë e rëndësishme

Që prej mëngjesit të ditës së sotme presidenti Ilir Meta po zhvillon takime me palët politike në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet. Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi. Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta. Ndërsa, mazhoranca kërkon 9 majin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike caktimi i datës së zgjedhjeve monika kryemadhi caktimi i datës së zgjedhjeve monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2020, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat pas takimit me presidentin Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në...

Politike 4 Shtator 2020, 10:02

TIRANË– Pas kryeministrit Edi Rama, në zyrën e Presidentit Ilir Meta ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga Oerd Bylykbashi. Bash...