Aktualitet

“S’vuante nga depresoni, kishte dyqan dhe u jepte njerëzve ushqime me listë”/ Flet bashkëfshatari i 65-vjeçari që u h

4 Shtator 2020, 09:59 Nga DOSJA
“S’vuante nga depresoni, kishte dyqan dhe u jepte njerëzve

KLOS- Vetëvrasja e 65 vjeçarit Hasan Mira nga fshati Fullqet në Bashkinë e Klosit ka tronditur edhe bashkëfshatarët e tij. Një prej tyre ka treguar për Faxnews se 65-vjeçari nuk vuante nga depresioni dhe se kishte marrëdhënie shumë të mira me të gjithë bashkëfshatarët.

“Nuk e dinim që ishte i sëmurë. Ishte biznesmen, i ndërgjegjshëm, në marrdhëniet me njerëzit kishte shumë njerzillëk. As se kemi dëgjuar asnjëherë, që ka pas probleme me depresionin apo që është kuruar. Me mirëbesim u jepte njerzve mallin që kërkonin nga dyqanin. Ai iu jepte qytetarëve dhe me listë. “, thotë bashkëfshatari për Hasan Mirën.

Dy ditë më parë, Hasan Mira nga Klosi u hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.  Mira, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike. Për këtë ngjarje ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë spitali ka marrë vendin që të gjithë dritareve t’u vendosen hekura.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasan mira vetëvrasjet tek shefqet ndroqi hasan mira vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll