Aktualitet

U kap me 4 sirianë në makinë, do i ndihmonte të kalonin kufirin, arrestohet 68-vjeçari në Kukës

4 Shtator 2020, 07:31 Nga DOSJA
U kap me 4 sirianë në makinë, do i ndihmonte të kalonin

KUKËS– Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 68-vjeçar, i cili akuzohet se ka ndihmuar emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit. 68-vjeçari me iniciale T. H., banues në Tiranë, i cili u kap në afërsi të doganës së Morinës, me automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, në zbatim të planit të përbashkët të masave mes DVP Kukës e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 68 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi T. H., do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes policia e shtetit kukes policia e shtetit

Sondazh

Poll