Aktualitet

Humbja e Dokumentit të Pavarësisë, avokati Kujtim Cakaranit bën kallëzim në SPAK: Të merren në pyetje të gjithë!

4 Shtator 2020, 07:19 Nga DOSJA

TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani ka depozituar në SPAK një kallëzim ku denoncon humbjen e dokumentit origjinal të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të vitit 1912. Nisma e avokatit ndikohet nga fakti se paraardhësi i tij Hajredin bej Cakrani, është një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë. Në kallëzimin e depozituar në SPAL, avokati bën fajtor për humbjen e dokumentit institucionet shtetërore.

Për të zbuluar se ku ka përfunduar dokumenti, avokati kërkon të merren në pyetje drejtori dhe të gjithë ish-drejtorët e Arkivit të Shtetit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, dhe të gjithë guvernatorët e tjerë që kanë qenë në drejtimin e bankës ndër vite, duke përfshirë edhe anëtarët e Akademisë së Shkencave, si dhe të gjithë familjarët e kupolës drejtuese të shtetit komunist.

Deri më tani, sipas avokatit asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka pasur interes të hetojë apo të denoncojë humbjen e njërit prej dokumenteve më të rëndësishme të vendit. Madje ai pretedon se është i dokumentuar fakti që në vitin 1944 deklarata e pavarësisë u depozitua nga Lef Nosi në një kasë sigurie, në Bankën e Shqipërisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deklarata e pavaresise se shqiperise kujtim cakrani deklarata e pavaresise se shqiperise kujtim cakrani

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 21:06

TIRANË– Familja, të cilës kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re në Petrelë, do të jetojnë ...