35-vjeçari nuk i ndalon policisë në Elbasan, shton shpejtësinë dhe rrezikon jetën e 10 klandestinëve që kishte në makin
4 Shtator 2020, 07:58Nga DOSJA
CËRRIK- Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Mateo Buzi, pasi është kapur në aksin Cërrik-Belsh duke transportuar me mjetin e tij 10 klandestinë. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu fillimisht nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe në një moment edhe humbi kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë. Ai rrezikoi kështu jetën e klandestinëve. 35-vjeçari i kishte marrë klandestinë në pikën Korçës dhe po i tranportonte ata kundrejt fitimit 450 euro për person.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve të huaj nga vende të treta, ndërsa ka rënë në pranga një 35-vjeçar. Gjatë operacionit “Mesnata” është vënë në pranga nga shtetasi me inicialet M.B., i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për t’u larguar ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke rrezikuar jetën e 10 personave që transportonte (siriane). Ata kishin hyrë nga Greqia drejt vendit tonë.
I riu nga Durresi u kap ne aksin rrugor Cërrik-Belsh, ndersa emigrantet i kishte marre kundrejt fitimit 450 euro për person, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte.
I riu akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHIJAK- Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar la në “qiell të hapur” mijëra familje shqiptare. Tashmë kanë kaluar mbi 9 muaj dhe qeveria shqiptare ende nuk u...
Në Shqipëri, Profesori i të Drejtës ndërkombëtare dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, Xhe...
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani ka depozituar në SPAK një kallëzim ku denoncon humbjen e dokumentit origjinal të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të vi...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, sot priten ...
KUKËS- Mëngjesin e sotëm polumbarët e RENEA-s, në bashkëpunim me strukturat e policisë së Kukësit kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e 19-vjeçar...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka gjobitur me nga 10 milionë lekë 3 lokale në këtë qytet, pasi kanë shkelur protokollin e sigurisë për COVID-19. Uniformat blu...
TIRANË- Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Kombinat. Policia bën me dije se rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm në rrugën “ Thoma Goxhaj” ka rënë zja...