Aktualitet

Operatorët turistikë kërkesë Ramës: Duam punonjës të huaj dhe të kualifikuar, e kemi të pamundur të ngrejmë standarde

4 Shtator 2020, 09:33 Nga DOSJA
Operatorët turistikë kërkesë Ramës: Duam punonjës

VLORË- Operatorët turistikë në Vlorë i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Edi Rama lidhur me problemet e hasura në këtë sezon veror.  Ndër të tjera ata theksojnë se këtë sezon ishte një problem mungesa e stafit të kualifikuar të punës dhe për këtë arsye kërkojnë krijimin e kushteve të përshtatshme për rekrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar. Në kërkesë, theksohet se nëse nuk zgjidhet ky problem e kanë të pamundur të ngenë në standardet e duhura shërbimin e turistët.

Kërkesa e plotë:

Pavarësisht situatës së Coronavirusit ky sezon turistik tregoi sërish  problemet me të cilat përballet sektorin turistik! Mes tyre edhe mungesa  e tregut të kualifikuar të punës. Ndaj, ne operatorët turistik kërkojmë krijimin  e kushteve të përshtatshme për rektrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar dhe kualifikuar!

Edhe pse ka kaluar pjesa e pikut te sezonit turistik ende një pjesë e konsiderueshme e jona është  duke kërkuar staf për të përmbushur  nevojat. Pavarësisht bashkëpunimit tonë  me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm. Nëse nuk zgjidhet ky ngërç për ne është e pamundur të ngremë në standardet e duhura shërbimin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operatorët turistikë kërkesë ramës operatorët turistikë kërkesë ramës

Sondazh

Poll