Aktualitet

Akuzohej për shpërdorim detyre,SPAK pushon hetimet për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala

4 Shtator 2020, 09:56 Nga DOSJA
Akuzohej për shpërdorim detyre,SPAK pushon hetimet për

TIRANË– Gjykata e Korrupsionit dhe e Krimit të Organizuar ose ndryshe GJKKO ka vendosur pushimin e akuzës për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala dhe noteres Farie Deri. Të dy ishin nën hetim nga Prokuroria e Posaçme SPAK pasi akuzoheshin për shpërdorim detyre për shitjen e një banese në Krum të Hasit.

Ndërkohë avokati i palëve Laurent Thomollari deklaroi për mediat se akuzat e ngritura ndaj klientëve të tij ishin të sajuara pas pa asnjë provë për klientët e tij.

Nga ana tjetër, SPAK ka dërguar dy hetues në gjyq, pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Lala u vendos në krye të bashkisë së Hasit, pasi fitoi në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.  Ai kandidoi nën siglën e kualicionit LSI-PS. Ai është një ish-ushtarak, i cili ka mbajtur edhe dy mandate si kryetar komune në Golaj.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adem lala bashkia e hasit farie deri mbyllen hetimet per adem lalen adem lala bashkia e hasit farie deri mbyllen hetimet per adem lalen

Sondazh

Poll