Sport

Reja para ndeshjes me Bjellorusinë: Nuk kemi kohë për eksperimente

3 Shtator 2020, 16:46 Nga DOSJA
Reja para ndeshjes me Bjellorusinë: Nuk kemi kohë për

MINSK-Trajneri i Kombëtares Shqipëtare, Eduardo Reja, ka folur në një konferencë për shtyp para sfidës ndaj Bjellorusisë ku është shprehur nuk është koha e duhur që të eksperimentojë me teknika të reja. Ai gjithashtu ka deklaruar se e vetmja gjë që e shqetëson është mbrojtja, dhe se shpreson që të marrë të paktën 4 pikë në dy ndeshjet e para.

“Besoj se do të luajnë lojtarët e zakonshëm, sepse nuk kemi kohë për eksperimente. Kemi humbur edhe miqësoret në mars për shkak të pandemisë, prandaj do të ketë kohë për lojtarët e rinj dhe për eksperimente.

Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve, por jam i kënaqur me grupin, pasi ka një raport të mirë mes lojtarëve dhe stafit teknik. Ndeshja është shumë e rëndësishme, kemi punuar mirë. Kjo është një ndeshje zyrtare, mbetet për t’u parë si do të paraqitet skuadra. Ndërsa për gjendjen fizike në stërvitje, jam i kënaqur.

Sigurisht që do të jetë e vështirë pa cilësinë e Memushajt, mungesa e tij më shqetëson. Do të shpresojmë te Qazim Laçi, ose Abrashin. Kanë cilësi të ndryshme secili lojtar, por që mund ta bëjnë mirë këtë rol.

Hysaj nuk dua ta vendos në qendër të mbrojtjes, pasi ai vrapon shumë dhe në krahun e tij është një vlerë e shtuar. Nuk e kam problemin te Hysaj, problemin e kam te krahët e mesfushës, ajo është dilema më e madhe.

Cikalleshi gjithashtu është një lojtar që vrapon shumë dhe e njeh portën. Edhe Balaj është në formë të mirë. Mua më shqetëson mbrojtja më shumë se sulmi. Do të ishte mirë të merrnim 4 pikë në dy ndeshjet e para, pasi të dy rivalët tanë po kalojnë një formë të mirë”, u shpreh Reja.

Kombëtarja Shqipëtare e futbollit udhëtoi ditën e djeshme drejt Minskut për fazën e parë eleminatore të vlefshme për  Ligën e Kombeve. Ajo do të përballet atje më Kombëtaren e Bjellorusisë në orën 20:45 me qëllim për kualifikimin në fazën tjetër.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi reja kombetarja e shqiperise edi reja kombetarja e shqiperise

Sondazh

Poll

Sport 3 Shtator 2020, 11:41

BJELLORUSI– Ekipi i kombëtares shqiptare të futbollit ka mbërritur në Minsk që prej mbrëmjes së djeshme dhe është akomoduar pranë hotelit në kryeqytet. Bu...