Sport

Historia e pazakontë e McGregorit, nga një i pastrehë në milioner falë dashamirësisë së gruas së tij

2 Shtator 2020, 17:38 Nga DOSJA
Historia e pazakontë e McGregorit, nga një i pastrehë në

IRLANDË- Ish-kampioni i botës në arte marciale dhe boks, Conor McGregor para se të bëhej një boksier profesionist, ishte thjesht një hidraulik që mezi mbijetonte, ndërsa tani është një nga boksierët më të paguar në histori.

Ka qenë gruaja e tij Dee Devlin që e strehoi ish-kampionin e botës në banesën e saj, dhe e ushqeu me vetbesim se mund të arrinte gjithçka që dëshironte.  Sot McGregor është një nga emrat më të kërkuar në botë dhe pasuria e tij arrin në 120 milion euro, ndërsa në një ndeshjen para dy viteve, ai fitoi 30 milion euro me bashkëshorten e tij si spektatore.

McGregon dhe Delin janë në lidhje prej 2008, kur ai nisi karrierën e tij në UFC dhe bashkë kanë dy fëmijë, një djalë 3-vjeçar dhe një vajzë 1-vjeçe. Devlin u bë pjesë e pandashme e McGregor, pasi la punën e saj për të mbështetur këtë të fundit në karrierë si edhe u bë menaxherja e të ardhurave të tij. Ndërkohë që ish-kampioni në muajin maj hoqi dorë përfundimisht nga UFC.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conor mcgregor kampion i botes ne ufc conor mcgregor kampion i botes ne ufc

Sondazh

Poll