Sport

Neymar qetëson tifozët pas infektimit me Covid-19: Jemi të gjithë në gjendje të mirë

3 Shtator 2020, 15:54 Nga DOSJA
Neymar qetëson tifozët pas infektimit me Covid-19: Jemi të

FRANCË- Nënkampionet e Europës , Paris Saint-Germain konfirmuan ditën e djeshme  se tre lojtarë kanë rezultuar pozitiv më koronavirus. Futbollistët e infektuar me Covid-19 janë :Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Neymar Jr.

Ndërsa sot pasi lajmi shokoi të gjithë tifozët e PSG si dhe të futbollistëve, Neymar Jr ka postuar një foto më djalin e tij duke falenderuar të gjithë fansat për mesazhet qetësuese si dhe për të thënë se janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Jemi të gjithë në gjendje të mirë”, shkruan në instagram Neymar.

 Infektimet e lojtarëve vijnë në një kohë të vështirë për ekipin e PSG, pasi vetëm 8 ditë mungojnë nga ndeshja që ka PSG me Lens dhe 11 ditë nga ndeshja tjetër kundër Olympique de Marseille në  Parc des Princes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport neymar jr neymar me covid paris saint germain neymar jr neymar me covid paris saint germain

Sondazh

Poll

Sport 3 Shtator 2020, 11:41

BJELLORUSI– Ekipi i kombëtares shqiptare të futbollit ka mbërritur në Minsk që prej mbrëmjes së djeshme dhe është akomoduar pranë hotelit në kryeqytet. Bu...