Sport

3 Shtator 2020, 11:41 Nga DOSJA

BJELLORUSI– Ekipi i kombëtares shqiptare të futbollit ka mbërritur në Minsk që prej mbrëmjes së djeshme dhe është akomoduar pranë hotelit në kryeqytet.

Burime nga ekipi përfaqësues bëjnë me dije se djemtë e kombëtares nuk do të dalin për asnjë moment nga hoteli, përveç rasteve kur do të shkojnë për strëvitje. Vendimi është marrë si pjesë e masave të ndërmarra për të shmangur infektimin nga pandemia Covid-19.

Ndërkohë delegacioni që shoqëron ekipin Kombëtar në këtë ndeshje në Minsk janë thuajse të gjithë presidentët e Superligës.

Në programin e tyre vizita e parë ka qenë në Federatën Bjelloruse të Futbollit ku vendasit i kanë shoqëruar në kompleksin e kësaj federate, që veç hotelit ku ndodhet e grumbulluar skuadra kombëtare e Bjellorusisë janë dhe 11 fusha futbolli të vizituara nga delegacioni.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja shqiptare ne minsk ndeshja bjellorusi-shqiperi kombetarja shqiptare ne minsk ndeshja bjellorusi-shqiperi

Sondazh

Poll