Sport

Zidane “hedh” pas krahëve Ronaldon: Toni Kross është më i miri

2 Shtator 2020, 16:47 Nga DOSJA
Zidane “hedh” pas krahëve Ronaldon: Toni Kross është

SPANJË- Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane në një intervistë për mediat ndërkombëtare i ka thurur elozhe mesfushorit Kroos. Ai është shprehur se ka drejtuar shumë futbollistë të mirë si Ronaldo, Bale apo Modric, por për të mesfushori gjerman është më i miri dhe i jashtzakonshëm në çdo aspekt.

 “Kur kam drejtuar për herë të parë Real Madridin, isha i lumtur se do të bëhesha trajneri i Kroos. Kur do të tërhiqem, do të mund të them se kam punuar me më të mirët: Cristiano Ronaldo, Bale, Modric. Por do të them edhe se kam punuar me Toni Kroos, që për mua është më i miri.

E admiroj mënyrën si stërvitet, sa profesional është. Të flasësh me të do të thotë të flasësh me një njeri të jashtëzakonshëm. Kroos mund të luajë si numër 6, por nuk ka probleme të rreshtohet edhe si 10. Ai përshtatet në çdo pozicion. Më pas ka një cilësi të madhe: është i qetë kur është në fushë.

Di të luajë me të dy këmbët dhe kjo më magjeps. Toni është një djalosh i rezervuar dhe i qetë. Por kur flet, ai flet me të gjithë: trajnerin, drejtuesit, shokët e skuadrës”, u shpreh Zidane.

Toni Kross u bashkua me Real Madridin në 2014-ën, në një kontratë 6-vjeçare. Kartoni i tij thuhet se u ble nga Reali për shumën 30 milion euro.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport toni kroos zinedin zidan toni kroos zinedin zidan

Sondazh

Poll

Sport 2 Shtator 2020, 11:51

TORINO-Juventus ka ndaluar “gjuetinë” për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko dhe të gjithë forcat i ka hedhur për Luis Suarez. “El Pistolero” ka gjetur akordin me Ju...