Sport

Hysaj në konferencë para ndeshjes më Bjellorusinë: E rëndësishme është ta fillojmë me këmbë të mbarë

3 Shtator 2020, 16:16 Nga DOSJA
Hysaj në konferencë para ndeshjes më Bjellorusinë: E

MINSK- Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj në një konferencë për shtyp para ndeshjes  është shprehur se e rëndësishme është fillimi i mbarë. Ai gjithashtu ka deklaruar se do të luftojnë për të arritur të 3-ja pikët, edhe pse kanë probleme fizike për shkak se nuk kanë vijuar me stërvitjet normalisht.

“Jemi afruar më shumë me njëri-tjetrin në këtë periudhë. Dua të falënderoj Mërgimin dhe Bashën për atë që kanë dhënë për kombëtaren. Çdo vit do ketë ardhje të reja dhe largime, futbolli kështu është.

Ne po nxjerrim shumë lojtarë të rinj, po luajnë në Serie A, po kërkohen nga klube të mëdha dhe shpresojmë të vazhdojmë të nxjerrim lojtarë të rinj.

Përshtatja? Jemi munduar t’i fusim në grupin tonë. Janë lojtarë profesionistë, e kuptojnë se si duhet të reagojnë dhe të lëvizin. Po futen shpejt në grupin tonë.

Forma personale dhe e grupit? Forma ime nuk është 100%, kam vetëm një javë që kam nisur stërvitjen. Skuadra kundërshtare ka nisur kampionatin, ne akoma jo. Kështu që, do të kemi disi probleme në formën fizike.

Ndryshimi midis skemave te Napoli dhe Shqipëria? Kam provuar shumë role të ndryshme te Napoli. Besoj se mund të ambientohem edhe në mbrojtjen me tre, nga eksperienca e kuptoj se si duhet të lëviz.

Objektivi? E rëndësishme është ta fillojmë me këmbë të mbarë. Janë shumë të rëndësishme tre ndeshjet e para. Jemi gati të luftojmë për tre pikë me të gjithë skuadrat”, deklarata e mbrojtësit Hysaj.

Kombëtarja Shqipëtare e futbollit udhëtoi ditën e djeshme drejt Minskut për fazën e parë eleminatore të vlefshme për  Ligën e Kombeve. Ajo do të përballet atje më Kombëtaren e Bjellorusisë në orën 20:45 me qëllim për kualifikimin në fazën tjetër.

(I.A/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elseid hysaj kombetarja e shqiperise elseid hysaj kombetarja e shqiperise

Sondazh

Poll

Sport 3 Shtator 2020, 11:41

BJELLORUSI– Ekipi i kombëtares shqiptare të futbollit ka mbërritur në Minsk që prej mbrëmjes së djeshme dhe është akomoduar pranë hotelit në kryeqytet. Bu...