Sport

Blerja më e re e Juventus, Arthur: Pirlo idhulli im, Suarez do t’i shtonte vlera Juventusit

2 Shtator 2020, 18:11 Nga DOSJA
Blerja më e re e Juventus, Arthur: Pirlo idhulli im, Suarez do t’i

ITALI- Mesfushori më i ri i Juventusit, Arthur Melo në një konferencë për shtyp si lojtarë i “Zonjës së Vjetër” është shprehur se do të bëjë gjithçka në dorë për të përmbushur dëtyrimet e tija si lojtarë. Ai gjithashtu ka folur edhe për trajnerin Pirlo, që e shikon punën më të si një privilegj, si dhe ka prekur çështjen e Suarezit ku sipas tij një futbollist si ai do ti shtonte vlera klubit.

“Vlerësimi im është një pyetje me “kunj”! Këto janë numrat që luajnë në futboll, por mua nuk më interesojnë numrat! Juventusi vendosi të investojë shumë tek unë, ndiej një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të qenë në gjendje të punoj me këtë ekip, do të përpiqem të respektoj angazhimet e marra.

Pirlo si idhull? Padyshim që e njihja atë, të gjithë ata që janë të interesuar për futbollin e njohin futbollistin Pirlo! Një privilegj të punoj me të. E di që duhet të mësoj shumë se si të lëviz me ekipin.

Suarez? Unë nuk e di se cila është situata e tij, menaxherët sigurisht që e dinë atë më mirë se unë: nëse do të kisha shansin të luaja me të, jam i sigurt se ai do t’i shtonte vlerë Juventusit! Luis është një lojtar i shkëlqyer, por nuk kam pasur mundësi ta eksploroj këtë temë në thellësi”, u shpreh Arthur mes të tjerash.

Inizia la presentazione di @arthurhromelo!
LIVE sulla sezione @JuventusTV : https://t.co/n2AbAX5geb pic.twitter.com/T2izjHxPw6

— JuventusFC (@juventusfc) September 2, 2020


Juventusi për të marrë kartonin e Melos i ofroi Barcelonës, Pjanic për shumën 60 milion euro, ndërsa pagoi edhe 10 milion euro në dorë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andrea pirlo arthur melo luis suarez andrea pirlo arthur melo luis suarez

Sondazh

Poll